Një ndeshje e pabesueshme, 4 orë e 42 minuta betejë në Australian Open . Në fund Danil Medvedev tregoi në fushë gjitha vlerat e tij dhe dëshirën për të fituar Slam-in e dytë në karrierë. Në gjysmëfinale ka shkuar ai dhe do të ndeshet me Stefanos Tsitsipas.
Feliks Auger Aliasime, kanadezi që e ka bërë kapërcimin e madh në nivelin e lojës, falë këshillave të Toni Nadal, dominoi dy setet e para dhe pati edhe një “match point” në dispozicion, para se të rrëshkiste gradualisht dhe të përmbysej nga “ariu rus” në setin e 5-të: 6-4, 3-6, 7-6, 7-5 dhe 6-4. Një fitore që e mban Medvedevin në garë për të qenë ai numri 1 në botë.

Një tjetër “sulm” ndaj Gjokoviçit, të cilit i hoqi gëzimin e “grand Slam”-it, duke e mundur në finalen e Nju Jorkut. Për rusin, Novak Gjokoviç është frymëzimi më i madh, e ka thënë edhe pas fitores së fundit. “Po më merrte përpara rivali, – ka thënë Medvedev pas fitores, – nuk dija vërtet çfarë të bëja. Në një moment mendova: ‘çfarë do të bënte Novak në vendin tim?’”.
Një vlerësim për serbin, që në fakt nuk është mirëpritur nga publiku, që ka reguar me vërshëllima. “E di që nuk ju pëlqen ajo që thashë, – vazhdoi numri 2 në botë, – por ai, bashkë me Federer dhe Nadal, janë më të mëdhenjtë. Unë një ditë dua të jem si ata dhe mënyra e vetme është që të frymëzohem prej tyre”.
Medvedev ka komplimentuar edhe rivalin për lojën e fortë: “Luajti vërtet një ndeshje të madhe. Më bëri të vrapoj dhe të djersin aq shumë. Zakonisht vij në ndeshje me shumë ndërresa dhe në katër orë e gjysmë i mbarova të gjitha”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



