Politike

Mediu: Vuçiç synon skenarin “Nagorni Karabak” në Ballkan

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim në njësinë numër 5 të Tiranës.

Mediu ftoi të pranishmit që të votojnë opozitën zgjedhjet e ardhshme pasi, sipas tij, Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar.

Mediu foli edhe për debatin që lidhet me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” dhe deklaratën e fundit të  presidentit serb Alekandar Vuçiç ndaj Kosovës.

“Ne kemi detyrimin të bashkojmë shqiptarët në Europën e Bashkuar.

Shtëpia e verdhë, një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar.

Një lojë pa skrupuj e Ramës në dëm të Kosovës dhe që i shërben vetëm Vuçiç dhe Serbisë.

Vuçiç kërkon të përsërisë skenarin e Nagorni Karabak në Ballkan, bashkë me Rusinë”, tha Mediu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë