Lajmi i publikuar ditën e premte se një pjesë e medieve shqiptare kanë përfituar rreth 1 milionë euro muajin e fundit nga fondet e qeverisë greke, ka sjellë edhe reagimin e partisë çame, PDIU. Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi u shpreh se ajo që ai dhe partia e tij kishin paralajmëruar disa muaj më parë, tashmë po bëhet realitet.
“Sot, skenari i blerjes së një pjese të mediave dhe opinionistëve nga ana e shtetit grek po zbardhet nga vetë mediat greke. 1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.”- tha Idrizi.
Shpëtim Idrizi i bëri apel kreut të shtetit Ilir Meta që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “ Të vërë në lëvizje të gjitha agjencitë ligj zbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë, ata që kanë marrë para. Të deklarohen shumat e qëllimet, sepse vetëm në një muaj bëhet fjalë për 1 milion… Po me vite sa është kjo shumë.”- tha Shpëtim Idrizi ndër të tjera në konferencën për shtyp gjatë ditës së shtunë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.