Gazeta Si – Izraeli ka pranuar një plan të ri për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Rripin e Gazës, të propozuar nga i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Kështu tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu gjatë një takimi me familjet e pengjeve. “Ne pranojmë skemën e fundit e Witkoff që na u transmetua këtë mbrëmje. Hamasi nuk është përgjigjur ende. Ne nuk besojmë se Hamasi do t’i lirojë pengjet, kështu që ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa Hamasi të eliminohet dhe nuk do të largohemi nga Rripi derisa të gjithë pengjet të jenë në duart tona”, tha Netanjahu.
Propozimi i hartuar nga Witkoff nuk përfshin një kërkesë që Izraeli t’i japë fund luftimeve dhe të tërhiqet nga Rripi, sipas raportimeve të mediave izraelite.
Plani kërkon që palët të zhvillojnë negociata mbi kushtet e një armëpushimi të përhershëm gjatë armëpushimit të përkohshëm 60-ditor.
Megjithatë, propozimi nuk parashikon që nëse këto bisedime do të zgjateshin përtej 60 ditëve, armëpushimi i përkohshëm do të zgjatej.
Prandaj Hamasi po kërkon një propozim që do të siguronte këtë zgjatje, duke qenë se në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në janar, Izraeli refuzoi të zhvillonte negociata për kushtet e një armëpushimi të përhershëm dhe rifilloi luftimet në Gaza pas skadimit të armëpushimit të përkohshëm.
Ndërkohë, burime hebraike, zbulojnë detajet e marrëveshjes, të propozuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff për Izraelin dhe Hamasin, të cilët për momentin duket se nuk janë dakord për shkak të mungesës së garancive për kohëzgjatjen e armëpushimit. Drafti do të përfshinte sa vijon:
– dita e parë: 5 pengje të gjallë dhe 9 të vdekur
– dita e shtatë: 5 pengje të gjallë dhe 9 ende të vdekur
– SHBA garanton se të gjitha pjesët individuale të marrëveshjes respektohen
– Izraeli zotohet të ndalojë të gjitha ofensivat që nga dita e parë
– Në këmbim të pengjeve të gjalla, Izraeli do të lirojë 125 të burgosur të përjetshëm dhe 1.111 të burgosur palestinezë që mbahen pas 7 tetorit.
– Në këmbim të 18 trupave të izraelitëve, Tel Avivi do t’i japë Hamasit 180 trupa të palestinezëve të vrarë.
– Në ditën e dhjetë, Hamasi do të transmetojë një raport mjekësor mbi gjendjen shëndetësore të pengjeve të gjallë ende në duart e tij në Rrip.
Nëse kjo bëhet realitet, Katari dhe Egjipti do të monitorojnë armëpushimin. Izraeli është gati të pranojë.
Nëse Hamasi gjithashtu thotë po, Witkoff do të kthehet në Lindjen e Mesme për të përpunuar detajet e marrëveshjes dhe për t’i bërë palët të nënshkruajnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.