Politike

Mediat greke: Athina i kërkon Tiranës ta çojnë paktin në Hagë, pika që nuk bihet dakord  

Ndryshe nga qëndrimi i ngurtë i ministrisë së Jashtme pa asnjë detaj rreth paktit detar, gazeta greke ekathimerini.com shkruante para takimit, se Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë një takimi në Athinë me homologen e tij Olta Xhaçka, do të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do t'i referojë përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Rezultati i takimit të së premtes do të përcaktojë në një masë të madhe rezultatin e vizitës së javës së ardhshme në Shqipëri të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ku pritet të takohet me homologun e tij shqiptar Edi Rama”, thuhet në median greke.

“Në takimet e tyre të mëparshme, kryeministri i Shqipërisë,  citon media, ra dakord për nevojën për të ecur përpara me marrëveshjen”.

Megjithatë, asnjë takim në nivel teknik nuk ka ndodhur për të çuar më tej marrëveshjen.

Një pengesë qendrore në lidhje me demarkacionin është ndikimi i ishujve Ereikousa (Erikuza) dhe Othona, pasi Shqipëria nuk pranon parimin e vijës mesatare dhe ndikimin e plotë të këtyre ishujve.

Takimi  vjen në një kohë kur Greqia është e vendosur të mbyllë paktet e zonave detare me të gjitha vendet fqinje (përveç Turqisë).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë