Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Duro mësohet se është arrestuar nën akuzën për korrupsion.
Përveç sekretares së përgjithshme, mësohet se edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë në pranga. Ajo është Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”
Dy punonjëset mësohet se janë arrestuar për akuzën e korrupsionit për një tender 2 milion euro.
Operacioni është në zhvillim e sipër.
Burime pranë SPAK konfirmojnë se arrestimi i Duros është bërë në kushte të flagrancës për akuzën e “korrupsionit”.
Detaje të tjera dhe njoftimi zyrtar i SPAK pritet në orët në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.