Shendet

Me tre variante të reja të Covid-19, bota po mendon rikthimin e maskave

Edhe pse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë nuk kanë shpallur rekomandime të reja për vendosjen e maskave, disa shkolla dhe biznese po rivendosin këtë rregull dhe në varësi të situatës suaj, ekspertët thonë se ju mund ta konsideroni gjithashtu.

“Njerëzit mbi 65 vjeç dhe njerëzit me imunitet të dobët duhet të marrin në konsideratë vendosjen e maskave gjatë sezoneve të gripit, RSV dhe Covid-19 kur janë në ambiente të mbyllura me njerëz të tjerë”, thotë Celine Gounder, eksperte.

Ndërsa doktor Jon LaPook dëshiron që të përdorë ‘analogjinë e raportit të motit’ për të treguar rëndësi e maskës.

“Si është moti sot? Nëse do të bie shi, do tu duhet të merrni çadër me vete. Njësoj edhe për maskën në periudhë gripi. Nëse janë në një zonë ku ka një rritje të infeksioneve të Covid-19, gripit ose RSV, njerëzit mund të marrin masa shtesë siç është përdorimi i maskave por është zgjedhje individuale”, tha LaPook.

Pasi shtrimet në spital të Covid-19 u rritën gati 22% këtë javë, CDC po parashikon rritje të mëtejshme gjatë muajit të ardhshëm pasi variantet e reja po përhapen.

Në një intervistë të vitit 2021, virologu Paul Duprex shpjegoi shfaqjen aktuale (dhe të ardhshme) të varianteve të reja, një koncept i zbatueshëm për situatën aktuale.

“A ka ndonjë gjë që mund të bëjmë për të ndaluar virusin nga mutacioni?” pyeti LaPook Duprex në atë kohë.

“Ne sigurisht mund ta ndalojmë atë të ketë mutacione duke e ndaluar të infektojë sa më shumë njerëz dhe bllokimi bëhet nëse mbajmë maska, vaksinohemi dhe mbajmë distancim social”, tha Duprex.

Pasi u publikuan lajmet për variantin BA.2.86 në fillim të këtij muaji, CDC tha se këshilla e agjencisë për t’u mbrojtur nga Covid-19, e cila përfshin përdorimin e një maske, mbetet e njëjtë.

Kur përcaktoi se kur duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm, LaPook tha se mendon se çfarë do të bëjë dy javët e ardhshme.

“Nëse vërtet nuk mund të përballoj të sëmurem, ose do të takoj dikë që është në rrezik të shtuar në rast se infektohet, marr masa paraprake”, tha ai.

Megjithatë, disa ekspertë kanë frikë se mund të jetë e vështirë të binden njerëzit të vendosin maska përsëri edhe nëse rastet e Covid vazhdojnë të rriten.

Danielle Ompad, një epidemiologe në Shkollën e Shëndetit Publik Global në NYU, tha se është e vështirë të binden njerëzit për të mbajtur përsëri një maskë.

Megjithatë, ajo personalisht ka filluar të mbajë sërish maskë së fundmi në vende të mbushura me njerëz, ku rreziku i ekspozimit është më i madh.

“Nëse do të isha me njerëz që nuk janë të trajnuar për shëndetin publik, do të vendosja një maskë, veçanërisht në vende të mbushura me njerëz, sepse vërtet nuk kam kohë për Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë