Financa Personale

Më të varfër se e gjithë Europa, 38% e shqiptarëve s’ngrohin dot shtëpitë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka numrin më të lartë të familjeve, që nuk mund të mbajnë ngrohtë shtëpinë e tyre, pë rshkak të kostove të larta dhe të ardhurave të ulëta.

Shifrat e publikuara nga Eurostat, tregojnë se afro 38% e familjeve shqiptare nuk ngrohin dot banesën e tyre dhe kjo është norma më e lartë në të gjithë Europën.

Vendet e rajonit kanë një tregues shumë më të ulët se Shqipëria, ndërsa mesatarja europiane është 10.6%. Norma është 24% në Maqedoninë e Veriut, 14% në Mal të Zi dhe 9% në Serbi.

Fenomeni njihet ndryshe dhe si “varfëri energjetike”. Sipas një raporti të Entit Rregullator të Energjisë në vend, pothuajse 1 mln shqiptarë nuk paguanin dot fatuar e ngrohjes.

Eurostat tregon se edhe në Europë varfëria energjetike ëshë rritur. Spanja dhe Portugalia kanë po ashtu shifra të larta, 21%, ndërsa Luksemburgu vetëm 2.1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë