Mijëra emigrantëve në Bashkimin Europian që nuk janë pajisur me nënshtetësi apo dokumente të rregulla po u mohohet e drejta për t’u vaksinuar. Për t’u kualifikuar për vaksinimin kundër Covid-19, emigrantët në të gjitha vendet e BE-së duhet të tregojnë se kanë kartën e shëndetit, e cila nga ana tjetër kërkon vërtetimin e vendbanimit.
Ndërsa 70 për qind e popullsisë së vende të BE-së prej kanë marrë të paktën një dozë të njërës prej vaksinave anti-Covid, emigrantët pa dokumente, që në vitin 2019 vlerësohet se ishin mbi 4 milionë po lihen pas dore. Gazeta “Eu Observer” ka zbuluar se pengesat administrative në të paktën 10 vende evropiane e kanë bllokuar qasjen tek vaksinat kundër Covid-19 për gati 4 milionë emigrantë pa dokumente.
Vende të unionit, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Norvegjinë dhe Bullgarinë, po kërkojnë një formë të kartës së identitetit, kartën e shëndetit apo një leje qëndrimi. Në Hungari, Belgjikë, Sllovaki dhe Greqi, vaksinimet janë zyrtarisht të disponueshme vetëm për njerëzit që janë të pajisur me një kod në sistemin e sigurimeve shoqërore.
Në fillim të fushatës së saj të vaksinimit, Holanda u ofroi vaksina vetëm njerëzve që kishin një adresë konkrete banimi apo një ftesë të lëshuar nga qeveria. Në Itali, një gabim teknik ka penguar qasjen tek vaksinat për 500.000-700.000 emigrantë ilegalë që vijnë nga vendet që nuk i përkasin BE-së.
Pavarësisht se në fillim secilit iu dha një numër për të pasur qasje në sistemin shëndetësor bazë, në formularin e regjistrimit online nuk ka asnjë opsion ku ata mund të regjistrohen.
Disa rajone që u përpoqën ta zgjidhin këtë problem kanë pasur rezultate të përziera.

Për shembull në Lombardi, duhen jo pak përpjekje para se sistemi ta njohë kodin. Madje edhe kur e njeh,njerëzit shpesh nuk e marrin mesazhin e pritshëm në celular që të përkojë me kohën dhe vendin ku do të vaksinohen. Në Britaninë e Madhe jetojnë mbi 1.2 milionë njerëz pa dokumente të rregullta.
Cilido prej tyre lejohet të marrë një vaksinë kundër Covid-19, për sa kohë që kanë një numër në sistemin e NHS apo janë regjistruar tek një mjek i familjes, procedurë që nuk kërkon ndonjë dokument specifik. Por një investigim i kohëve të fundit zbuloi se më pak se një e katërta e mjekëve të anketuar në Angli, Skoci dhe Uells do të regjistronin dikë që nuk paraqiste vërtetim të adresës së banimit, mjetin e identifikimit apo statusin e emigrantit të ligjshëm.
Vaksinat janë në dispozicion në të gjitha vendet e mësipërme. Dhe gati të gjithë kanë vaksinuar plotësisht të paktën 40 për qind të popullsisë së tyre. Por ndërsa planet e tyre kombëtare të vaksinimit përsërisin shpesh se emigrantët kanë të drejtë të vaksinohen, realiteti është një histori zhgënjimi, frike dhe burokracie.
Në qershor, agjencia e BE-së që mbikëqyr mbrojtjen e Evropës kundër sëmundjeve infektive, u bëri thirrje qeverive të pranojnë realitetin se emigrantët pa dokumente që “përballen me barriera në sistemet evropiane të shëndetit dhe vaksinimit, apo përjashtohen për shkak të mungesës të së drejtës për kujdes shëndetësor falas”.
Emigrantët kanë tendencën të kenë veçanërisht të ngjarë të infektohen me koronavirus, sepse ata jetojnë në ambiente shumë të populluara, të ajrosura dobët, si dhe për shkak se punojnë në punë që nuk mund të bëhen nga distanca.
Pa një qasje të përgjithshme në kujdesin mjekësor bazë, është e zakonshme që emigrantët pa dokumente të preken nga sëmundje që lihen pa trajtuar dhe që mund t’i bëjnë ata më të prekshëm ndaj infeksioneve. Për këtë arsye nuk është për t’u habitur që emigrantët kanë gjasa disproporcionale që të vdesin nga Covid-19.
Në Gjermani, vaksinat janë teknikisht të disponueshme vetëm për ata që kanë leje qëndrimi. Pa një kartë të shëndetit- që merret përmes dokumenteve zyrtare – emigrantët e paligjshëm do të refuzohen nga shumica e spitaleve. Atyre mund t’u thuhet të provojnë të shkojnë tek zyra e përfitimeve sociale, që mund t’u japë kuponë për të rimbursuar shpenzimet mjekësore në këmbim të dhënies së informacioneve personale.
Por këto të fundit u dërgohen më pas autoriteteve të emigracionit dhe kontrollit kufitar, që ka të ngjarë t’i dëbojnë ata. Mungesa e një “muri mbrojtës” midis shërbimit shëndetësor dhe autoriteteve të imigracionit, e rëndon një situatë tashmë të vështirë për emigrantët pa dokumente në Gjermani, nga të cilët 1.2 milionë mbajnë një marrëdhënie të trazuar me shoqërinë. /Eu Observer/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




