Ngjarje

Me sytë nga Amerika, hapet lotaria për vitin 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë me dije se këtë të mërkurë janë aplikimet për lotarinë amerikane të vlefshme për vitin 2026.

Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri në 5 nëntor 2024.

“Regjistrimi për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë 2026 (DV-2026) hapet sot (2 tetor) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2024. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https:// bit.ly/3PKA61Y

Ju lutemi vini re: http: // dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të paraqitur aplikimin tuaj. Sigurohuni që të lexoni udhëzimet e programit dhe paralajmërimin e mashtrimit në http:// travel.state.gov/dv . Mbani mend: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi”, sqaron ambasada e SHBA në njoftimin e saj.

Në Shqipëri programi i lotarisë amerikane është në fokusin e të gjithëve, por kryesisht të rinjtë dhe mosha e aftë për punë i ka sytë nga Amerika dhe e konsiderojnë atë një mundësi që duhet shfrytëzuar vit pas viti derisa sa ta fitojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë