Ka ndodhur

Më shumë të shëruar sesa të infektuar, MSH: 15 vdekje dhe 446 raste të reja në 24 orë

Më shumë të shëruar sesa të infektuar ka shoqëruar situata e COVID-19 në 24 orët e fundit, edhe pse numri i testimeve është më i pakët sesa një ditë më parë.

Nga 2997 testime, kanë rezultuar pozitivë 446 qytetarë, ndërsa raportohet se janë shëruar 744 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Statistika (17 Mars 2021)

Raste të reja ditore        446

Të shëruar në 24 orë     744

Të shtruar në spitale      440

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 2997

Testime totale          520,078

Raste pozitive           118,938

Raste të shëruara       82,554

Raste Aktive                34,292

Humbje jete                2092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        23137

Fier           2556

Durrës    1600      

Vlorë      1514

Shkodër    1275

Gjirokastër 1205

Korçë      837

Lezhë      716

Elbasan  481

Berat       304

Dibër      351

Kukës    316


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë