Treg

Më shumë se gjysma e volumit të tregtisë së Bitcoin është false

Një analizë e re nga Forbes me 157 pika këmbimi të kriptove, gjeti se 51% e tregtisë ditorE të Bitcoin është false.

Në tregun me turbulenca të kriptomonedhave, që nuk ka më pak se 10.000 monedha, Bitcoin është stërgjyshi, që përbën 40% të totalit prej 1 trilion dollarësh. Bitcoin është “droga” hyrëse e kriptove. Rreth 46 milionë amerikanë të rritur tashmë e zotërojnë një të tillë, sipas New York Digital Investment Group, dhe një numër në rritje investitorësh institucionalë dhe korporatash po interesohen më shumë rreth asetit.

Por a mund t’i besoni raportimeve të platformave të kriptove mbi kriptomonedhën më të madhe?

Një ndër kritikat më të shpeshta për Bitcoin është volumi i madh i tregtimeve që thuhej se ishte i rremë dhe survejim i dobët në këmbime. Arsyet pse disa tregtues bëjnë veprime të rreme është që të krijojë idenë e një aseti që po popullohet. Në të njëjtën kohë, njerëz brenda strukturës bëjnë spekulim të çmimit dhe e rrisin atë me anë të skemës “pump and dump”, bli dhe hidh…në treg. Kjo i ndihmon pikat e këmbimeve që të duken sikur bëjnë më shumë punë dhe nxisin tregtimet prej vërteti.

Nuk ka një metodë të pranuar nga të gjtihë se si llogaritet volumi i Bitcoin edhe në firmat më me reputacion. P.sh, në 24 orët e fundit, Coinmarket thotë se janë tregtuar 32 mld dollarë Bitcoin, Coingecko 27 mld, Nomics 57 dollarë dhe Messari me 5 mld.

Sfidave i shtohen frika e vazhdueshme për aftësinë paguese të shkëmbimeve të kriptove, të theksuara nga kolapset publike të Voyager dhe Celsius. Në një intervistë ekskluzive me Forbes në fund të qershorit, CEO i FTX, Sam Bankman-Fried, komentoi se ka ende një sërë falimentimesh që do të ndodhin.   

Më shumë se gjysma e të gjithë vëllimit të tregtimit të raportuar ka të ngjarë të jetë i rremë ose joekonomik. Forbes vlerëson se vëllimi ditor global i Bitcoin-it për industrinë ishte 128 miliardë dollarë më 14 qershor.

Tether, stablecoin më i madh në botë, vazhdon të jetë një lojtar dominues në ekonominë e tregtimit të kriptove, veçanërisht kur bëhet fjalë për tregtimin kundër Bitcoin. Kapitalizimi i saj aktual i tregut është 68 miliardë dollarë, pavarësisht pyetjeve në lidhje me rezervat e tij.

Për sa i përket sasisë së aktivitetit të Bitcoin-it në këto firma, 21 këmbime kriptosh gjenerojnë 1 miliard dollarë ose më shumë në aktivitetin tregtar të përditshëm. /Forbes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë