Ekonomi

Më shumë se 500 mijë shqiptarë dolën jashtë Shqipërisë në shkurt

Nga Gazeta ‘SI’ – Në shkurt 2025, nga Shqipëria dolën më shumë se 543 mijë shqiptarë, raporton INSTAT.

Në total, gjatë shkurtit, nga Shqipëria kanë udhëtuar 1.06 mln pasagjerë, bashkë me të huajt. Kjo shifër është rritur me 6.4% nga një vit më parë, por me rënie 22% nga janari.

INSTAT raporton se në Shqipëri hynë më shumë se 1 milionë vizitorë gjatë shkurtit, 8% më shumë nga një vit më parë dhe 7% më pak se në janar. Më shumë se gjysma e vizitorëve, 543 mijë, ishin shqiptarë ndërsa pjesa tjetër të huaj.

1.066.954 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 6.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 543 mijë prej tyre ishin vendas.

Në Shkurt 2025, 96 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 83 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 6 %.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Shkurt 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 7,4 % krahasuar me Shkurt 2024. Rritje në muajin Shkurt kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 29,6 %


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë