Policia britanike ka bërë mbi 50 arrestime në një goditje kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.
Policia e Mançesterit (GMP) thotë se rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura, me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.

Në një operacion kombëtar njëmujor, u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund.
Oficerët kanë thënë se gjithashtu u gjetën 24,000 £ dhe u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe për një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave dhe mbajtjen e armëve.
43 forca policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin morën pjesë në Operacionin “Mille”.
Inspektori Paul Crompton që ishte pjesë e operacionit tha se për median se operacione të tilla intensive do të vazhdojnë edhe më tej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



