Treg

Më shumë mjete elektrike në rrugët e Shqipërisë. Koreja, importuesi më i madh

Nga Gazeta ‘SI’ – Edhe për 2025-n, Koreja e Jugut është importuesi kryesor i mjeteve në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga drejtoria e Shërbimeve Rrugore, nga janari në mars në Shqipëri u regjistruar 20.371 mjete të reja, nga të cilat 29% ose rreth 6 mijë të tilla. Gjermania dhe Italia sollën në Shqipëri 3.401 dhe 3.116 mjete respektivisht. Po ashtu vërehet një rritje e mjeteve që vijnë nga Kina dhe Amerika.

DPSHTRR thekson se 2.869 mjete nga totali i regjistruar janë prodhuar 3 vitet e fundit, duke ndikuar kështu në rinovimin e flotës së automjeteve në qarkullim.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë, janë çregjistruar 1.875 mjete për shkak të vjetërsisë së tyre.

Nga janari në mars mjetet elektrike janë shtuar me 55% përkthyer në 980 mjete më shumë se një vit më parë. Në total flota  e mjeteve elektrike në vend shkon në 7.358.

Për shkak të ndryshimeve në raportimin e DPSHTRR, detaje të tjera rreth mjeteve në qarkullim nuk janë publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë