Nga Gazeta ‘SI’ – Të dhënat nga një sondazh i fundit nga RCC, tregojnë se shqiptarët po përqafojnë shpejt Inteligjencën Artificiale, edhe pse janë të frikësuar prej saj.
36.4% e shqiptarëve, në 2025-n, vlerësojnë se AI do të ndihmojë njerëzit dhe ekonominë, rritje e ndjeshme nga 23% një vit më parë. Por 38.2% e shqiptarëve e shohin AI-në si të dëmshme, tregues që ka rënë me 8 pikë përqindje nga viti i shkuar.
Megjithatë, edhe pse ka një përmirësim të ndjeshëm, më shumë shqiptarë ende frikësohen nga AI (36.4%) sesa e shohin atë si të dobishme.
Skepticizmi mbi inteligjencën artificiale është i përhapur në të gjtihë rajonin, tregon anketa. Bosnja dhe Hercegovina (40.6%), Mali i Zi (41%) dhe Serbia (43.8%) kanë më shumë frikë për zhvillimet e AI-së, megjithëse perceptimet pozitive kanë pasur përmirësime të lehta krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut tregon një ndarje të qartë: 33.2% besojnë se AI do të dëmtojë njerëzit, 27.1% janë neutralë dhe 26.5% shohin AI-në si të dobishme.
Në Kosovë, optimizmi mbetet i lartë, me 24.1% që besojnë se AI do të ndihmojë dhe 25.2% që e shohin si të dëmshme.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



