Ka ndodhur

Me shpejtësi në sensin e kundërt të Thumanë-Mamurras, procedohet shoferi

Policia Rrugore e Lezhës ka shoqëruar drejtuesin e një mjeti që mëngjesin e sotëm shkaktoi kaos në aksin rrugor Thumanë-Milot-Lezhë.

Drejtuesi i mjetit tip ”Benz”, për arsye ende të paqarta, po qarkullonte me shpejtësi në sensin e kundërt të qarkullimit, nga Mamurrësi në drejtim të Thumanës.

Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë