Policia e Tiranës ka vijuar gjatë natës kontrollet me radar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në aksin Sauk-Teg dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Policia thotë se janë pezulluar 11 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë vënë në pranga dhe shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
“Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri 174 km/h, rrezik potencial për aksident rrugor. U është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.49 mg/l.
Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.55 mg/l deri në 0.68 mg/l”, thotë policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




