Kështu deklaroi përpara medias traineri Sylvio Campos Mendes – Sylvinho për takimin që kthen kuqezinjtë në eleminatoret drejt botërorit amerikan. Braziliani vë theksin tek kalendari i ngjeshur që do të rrisë akoma më shumë presionin fizik tek lojtarët në fundin e sezonit. Për Serbinë dhe Letoninë thotë se – “kanë lojtarë shtatlartë por që Shqipëria ka shanset e saj për të bërë mirë brenda 90 minutave. Për këtë kemi në dispozicion ditët e ardhshme dhe stafi prej 10 anëtarësh njeh mirë mundësitë e çdo lojtari”. Sa ju përket emrave të rinj traineri mbrohet me Dajsinanin, Shehun, Pajazitin dhe Alijin e rikthyer.

Ndërsa shton se janë edhe 15-20 lojtarë të tjerë nën vëzhgim por që më të mirët janë pjesë e listës së shpallur për dy ndeshjet e Qershorit. Ai sheh diferenca mes ndeshjes së fundit të Serbisë në “Elbasan Arena” dhe asaj që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”. Braziliani nuk ka asnjë repart nga i cili shpreson më shumë por pret gjithçka nga të gjithë lojtarët që duhet të mbrojnë dhe të sulmojnë si një trup i vetëm. Në fund, shuan shpresat për vendin e pare në grup – “ne duhet të shpenzojmë energjitë tona për pike por llogaritë bëhen në Tetor-Nëntor, por unë besoj se Anglia është një ndër më të fortat në Botë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.