Një 36-vjeçar në Dibër është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Policia kishte marrë informacion se 36-vjeçari Elvis Tola mbante në banesë armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pushkë, armë gjahu dhe një gjerdan me fishekë, të cilat u sekuestruan. Përveç arrestimit të djalit, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe babain e tij 67-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




