Rrallë ndodh që të shohim një të burgosur të betohet për të kryer një detyrë publik. Një skenë e tillë është regjistruar në Greqi, ku anëtari i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris, është betuar si këshilltar bashkiak i Athinës.
Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Kasidaris është paraqitur në bashkinë e kryeqytetit helen dhe u kujdes që të buzëqeshë para kamerave.
Betimi i tij vjen pasi ka marrë një leje të posaçme nga burgu i Domokos, ku po kryen dënimin me 13 vite burg si një nga drejtuesit e “Agimit të Artë”, partisë së ekstremit të djathtë që u shpall organizatë kriminale.
Kasidaris e fitoi vendin e këshilltarit pasi garoi në zgjedhjet lokale të tetorit për postin e kryebashkiakut të Athinës nga burgu, duke u zotuar të ruajë identitetin e saj grek.
Ai kandidoi për drejtimin e kryeqytetit nën siglën e aleancës “Athina e Lirë”, pasi në maj, Gjykata e Lartë greke bllokoi pjesëmarrjen e Partisë Kombëtare Greke të ekstremit të djathtë në zgjedhje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



