Gazeta Si – Një 41-vjeçar, B.Q., i cili qarkullonte nëpër Tiranë me pistoletë me krehër dhe municion luftarak të fshehur në kroskotin e makinës, është arrestuar nga policia.
Gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin që drejtohej nga 41-vjeçari.
Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




