Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi qarkullonte me armë zjarri në zopnën e plazhit në Jalë.
Shërbimet e Policisë e kapën 30-vjeçarin më iniciale M. K., nga Tirana në vendin e quajtur “Kampingu Jalë”, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




