Ka ndodhur

Me pistoletë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë subjekt i OFL-së

Gazeta Si - Një 44-vjeçar, Valentino Kaçorri është arrestuar në flagrancë në Tiranë në kuadër të  operacionit të koduar “Sinjali”.

Forcat "Shqiponja", në kuadër të operacionit "Sinjali", e kanë ndaluar 44-vjeçarin, të cilit i kanë gjetur armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi ai rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për trafik armësh, ndërsa në vitin 2020 ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Me banim në Tiranë, Kaçorri ka qenë i dënuar në Itali për trafik armësh. Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë