Ka ndodhur

Me pistoletë në “Audi” dhe kokainë në banesë, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u zbulua se ishte i armatosur. Eraldo Vora nga Shijaku u ndalua për kontroll nga uniformat blu.Gjatë kontrollit në makinën e tij tip “Audi” u konstatua një pistoletë me 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. GGithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë