Ka ndodhur

Me pistoletë, municion dhe jelek antiplumb në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 62-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesë mbante armë dhe municione luftarake.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se Xh.Ç., iu gjet armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë