Ka ndodhur

Me pistoletë me vete, i riu libanez kapet në zonën e Laprakës

Një 20-vjeçar nga Libani me inicialet M.B.,është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në zonën e Laprakës pasi është konstatuar me armë zjarri me vete. 

Policia thotë se pa një informacioni në lidhje me të riun, ka bërë të mundur operacionin për kapjen e tij në rrugën “Lord Bajron”.

Ndaj libanezit rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M.B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”” – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë