Ka ndodhur

Me pistoletë me vete gati për ta shitur, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 23-vjeçar nga Tirana është arrestuar, pasi kishte me vete një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se do ta shiste.

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga policia, i riu kishte vendosur ta fshihte armën brenda një kutie në formë zemre.

Tashmë 23-vjeçarit i duhet të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa policia thotë se po punon për të identifikuar të tjerë persona që mund të kenë bashkëpunuar me të riun.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”. Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë