Ka ndodhur

Me pistoletë gati për qitje nga Vlora në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari

Gazeta Si – Një 44-vjeçar nga Vlora është arrestuar në “Rrugën e Barrikadave” në Tiranë pas informacioneve se po qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe me fishek në fole gati për qitje.

Policia tha se në pranga ka rënë N.B., të cilit gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 Euro, si dhe një sasi kokaine.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë