Ka ndodhur

Me pistoletë dhe thika në makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Gazeta Si – Një 34-vjeçar, i cili mbante pistoletë dhe dy thika në makinë, është arrestuar pasditen e të hënës.

Ai është vënë në pranga në rrugën e ‘Kavajës’ pas informacioneve të policisë se po lëvizte me armë zjarri.

Në pranga ka rënë I.K., të cilit i është sekuestruar një pistoletë, një krehër me municion luftarak si edhe dy thika.

Policia thotë se ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë