Sociale

“Me pandeminë duhet të mësohemi! Kemi edhe shumë rrugë për të bërë”

Njerëzimi duhet të mësohet me koronavirusin dhe realitetin e ri të shkaktuar prej tij. Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi alarmin se realiteti siç e njihnim para pandemisë mund të mos mbërrijë deri në gjetjen e një kure.

Kreu i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se virusi mund të qëndrojë mes nesh për një kohë “shumë, shumë të gjatë”.

Gjatë një konference të shkurtër për mediat ditën e mërkurë, Adhanom tha se shumë vende janë ende në fazat fillestare të pandemisë.

“Pjesa më e maadhe e vendeve janë ende në fazën fillestare të pandemisë, ndërkohë që ato që u prekën fort që në fillim të përhapjes së virusit kanë raportuar së fundmi shtim të rasteve të reja të të infektuarve”, deklaroi ai.

Në rang global, numri i të infektuarve ka tejkaluar shifrën e 2.6 milionë personave, duke u rritur me më shumë se gjysmë milion të prekur vetëm brenda një jave. Ndërkohë, numri i viktimave ka tejkaluar 180 mijë persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë