Para

Më pak shqiptarë kërkuan kredi, bankat me kapital të huaj më shumë refuzuese

Rreth 16% të aplikimeve për kredi janë refuzuar nga bankat gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Të dhënat historike të   Bankës së Shqipërisë na tregojnë se masa e refuzimit ka rënë për të gjitha llojet e klientëve.

Ky është një sinjal i mirë nëse  do të shikohet pas në kohë kur që nga gjysma e dytë e vitit 2017, përqindja e refuzimit të kredive kishte qenë në rritje.

Më skeptiket, janë bankat e huaja. Ato gjatë gjysmës së parë të këtij viti  refuzuan 21,1 % të kërkesave për kredi . Çka është një shifër më e lartë se  mesatarja.

Por banka me kapital vendas  kanë qenë më “liberale” ato kanë refuzuar vetëm 8.3% të kërkesave, gati dy herë më poshtë se  mesatarja.

Refuzimi kaq dispropocional mes  bankave të huaja dhe atyre vendase në Shqipëri mbetet ende e  pashpjegueshëm zyrtarisht nga BSH.

Nga ana tjetër  vërehet se gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, ka pasur gjithsej 67 mijë aplikime për kredi  ose 21%  më pak se e e njëjta periudhë pararendëse.

Kjo rënie ka ardhur nga kategoria “ndërmarrje të vogla dhe të mesme” dhe “ndërmarrje të tjera”   dhe nuk është  bërë e mundur të rikuperohet as nga rritja e kërkesë së individëve për kredi.

Në përgjithësi ka rritje të kërkesës së individë të cilët zunë 93 përqind të aplikimeve dhe një kërkesë e  moderuar nga biznesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë