Oskar Tabarez është një nga ata që zjarrin e ka përbrenda, që i është dedikuar me mish e me shpirt Uruguajit të tij, duke e udhëhequr me sukses për plot 15 vjet në stol. Ai është simboli i forcës së njeriut.
Pasi u diagnostikua me sindromin e “Guillain-Barrè”, një patologji e rralë që godet sistemin nervor dhe sjell shumë shqetësime në frymëmarrje, madje edhe kardiake, ai u paraqit në stol me paterica, me fytyrën e sfilituar nga mijëra beteja, por shikimin e atij që është gati edhe për shumë sfida të tjera.

Shumë kohë më parë Tabarez deklaronte: “Do të qëndroj në stolin e Uruguajit derisa Zoti të më lejojë”. Por të premten, pas 15 vjetësh, rrugët mes tij dhe kombëtares së Uruguajit janë ndarë.
Oskar Tabarez, 74 vjeç, largohet me rekordin e numrit më të madh të ndeshjeve në krye të një ekipi kombëtar: 181 ndeshje. Askush nuk e ka bërë këtë gjë. Askush si ai, pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht sëmundjes së komplikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




