Ka ndodhur

Me mijëra euro e lekë të falsifikuara në makinë, në banesë i gjendet edhe tritol

Një 35-vjeçar, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, është arrestuar nga policia e Shkodrës, për shkak se është kapur me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe lekësh të falsifikuara.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip “Benz” të Mark Cumrakut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë