Katër persona janë arrestuar në Shkodër, pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, ata kishin mbjellë kanabis në zonat malore të Dukagjinit dhe më pas e trafikonin atë në Shkodër, ku dhe u arrestuan teksa po transportonin 96.5 kg kanabis.
Katër trafikantët kishin disa muaj në hetim nga policia dhe u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Bzheta”. Ata janë ndaluar teksa ndodheshin në 3 mjetet e tyre drejt Shkodrës.
Në pranga ranë Prel Zefi, 30 vjeç, Albert Logu, 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, Pllum Fusha, 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe Besnik Bludaj, 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




