Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Elbasan në kuadër të një operacioni antidrogë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia tha se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 22 kg kanabis, 2 armë gjahu, si edhe municion luftarak.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit S. M., 59 vjeç, Y. B., 47 vjeç dhe F. B., 35 vjeç, të tre banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. M., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



