Gazeta Si – Tre persona janë vënë në pranga në Tepelenë, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike. Të arresuarit, me iniciale F. D., 30 vjeç, P. N., 23 vjeç dhe V. M., 44 vjeç, të tre banues në Sarandë, u ndaluan nga uniformat blu në hyrje të qytetit të Tepelenës, teksa po udhëtonin me automjet.
Gjatë kontrollit iu gjetën një shumë prej rreth 18.520 euro, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde narkotike dhe 8 celularë, që u sekuestruan nga policia së bashku me automjetin që drejtohej nga 44-vjeçari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




