Ka ndodhur

Video / Me maskë, xhup të kuq e pistoletë grabit në Tiranë dyqanin e celularëve në Tiranë

Gazeta Si – Një dyqan me telefona celularë ka rënë pre e një grabitjeje mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Sipas policisë, sië duket edhe në foto, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë