Ka ndodhur

Me logo të shtetit, ndalohen dhjetëra abuzues që sfidonin policinë në rrugë

Ka nisur kontrolli dhe verifikimi i drejtuesve të automjeteve që përdorin logo dhe simbole të institucioneve të ndryshme shtetërore për qëllime abuzive.

Policia njofton se efektivët kanë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore.

Gjatë aksionit, janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh dhe janë shoqëruar në komisariatet përkatëse disa të tjerë, për veprime hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Mjetet e dyshuara do të verifikohen edhe për sistemet pamore apo zanore që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e përcaktuar me ligj. Bëhet fjalë për makina që mbajnë uniforma apo logo policie, tabela e punonjësit të policisë, fenelina në makinë, etj.

Policia paralajmëron se kontrollet do të vijojnë edhe ditët në vazhdim, për evidentimin dhe ndëshkimin e çdo automjeti dhe drejtuesi që abuzon duke përdorur sisteme shtesë, simbole ose shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë