Ka ndodhur

“Më ktheni paratë e sekuestruara”, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha kërkon pafajësinë në GJKKO

Të hënën në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Mësohet se gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë e gjyqtares me argumentin se vendimi është dhënë nën trysni politike por dhe mediatike.

Vetë gjyqtarja në fjalën përpara trupit gjykues krahas kërkimit të pafajësisë ka kërkuar dhe kthimin e parave të sekuestruara.

Kërkesat janë kundërshtuar nga organi i akuzës me arsyetimin se heqja e sekuestros nuk është kërkuar në ankimimin e çështjes.

Ndërkohë, trupi gjykues pritet të shpallë vendimin më 11 tetor.

Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e dënoi ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha u akuzua për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë