Një 27-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte i është gjetur kokainë. Policia kishte informacion se një person që posedonte lëndë narkotike po lëvizte me automjet nga Miloti në drejtim të Lezhës në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” me mjetin tip ”BMW”.
I riu, banues në Milot, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, duke përplasur automjetet e efektivëve dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Më pas, policia e ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Sh.Q., dhe gjatë kontrollit në makinë i ka gjetur kokainë gati për shitje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




