Ka ndodhur

Me kokainë gati për shitje, arrestohen dy persona në Kamëz

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Kamëz, në një aksion të policisë për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike.

Policia tha se në pranga, ranë F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamëz. Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë