Një 31-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në kryeqytet është arrestuar në Tiranë. Bashkë me një sasi të madhe dozash kokaine, atij i janë kapur edhe më shumë se 2.223.000 lekë të rinj , si edhe 1.430 euro, për të cilat policia dyshon se janë përfituar për shkak të aktivitetit të paligjshëm .
Policia thotë se 31-veçari nga Tirana u kap në kuadër të operacionit “Suplier 2” në rrugën “Suljeman Delvina” dhe tashmë do të përballet për veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




