Ka ndodhur

Me kapsolla dhe thika për ndeshjen Shqipëri-Çeki, shoqërohen në polici 12 persona në Morinë

Gazeta Si- Policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona nga pika Kufitare e Morinës, pasi kanë tentuar të fusnin në vendin tonë lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki.

Më konkretisht, atyre i janë gjetur në automjete 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat dyshohet se do të përdoreshin në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e kësaj të enjteje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë