Ka ndodhur

Me 15 kg kanabis në makinë, arrestohen tre të rinj në Lezhë

Tre persona janë arrestuar nga policia në Lezhë pasi janë kapur duke transportuar me makinë 15 kg e 387 gramë kanabis: R. D., 29 vjeç, R. N., 20 vjeç dhe P. M., 21 vjeç, banues në Lezhë dhe Mirditë.

Gjatë kontrollit të njërit prej të arresturarve që po udhëtonte si pasagjer në automjetin e ndaluar policia gjeti një peshore elektronike.

Gjatë kontrollit të automjeteve tip “Ford” dhe tip “Nissan”, të drejtuar nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe 15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. N., pasagjer në njërin prej mjeteve, shërbimet e Policisë i gjetën një peshore elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, peshorja elektronike, 3 aparate celular dhe 2 automjete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë