Ka ndodhur

Me kanabis, ketaminë dhe ekstazi drejt Malit të Zi, arrestohen 4 persona në pikën e Muriqanit

Nga Gazeta Si – Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Muriqanit, pasi gjatë kontrolleve iu është gjetur lëndë narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat, nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Të arrestuarit janë Anton Voci, Ertjen Hysa, Nikola Paravani dhe Enver Idrizi.

“Këta shtetas janë paraqitur në PKK Muriqan, në dalje të RSH-së, me automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin E. I. dhe pasagjerë shtetasit A. V., E. H. dhe N. P. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm shtetasit dhe automjetin me të cilin qarkullonin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kontrollet këtyre shtetasve iu gjetën sasi të ndryshme, të ndara në pako, lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat, nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash dhe 5 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë