Ka ndodhur

Me kanabis dhe shkop bejsbolli në makinë, arrestohet 19-vjeçari me ‘arrest shtëpie’ në Kukës

Gazeta Si – Një 19-vjeçar me iniciale G.M., në Kukës është arrestuar, pasi u kap nga policia duke lëvizur me kanabis dhe shkop bejsbolli në automjet.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. M. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të kryera në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. C., 19 vjeç dhe F. SH., 18 vjeç, të tre banues në Kukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë