Gazeta Si - Autori i sulmit ndaj Donald Trump u identifikua nga FBI si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç nga Bethel Park, Pensilvani.
Autoritetet amerikane folën në mënyrë eksplicite për një “atentat ndaj ish-presidentit tonë Donald Trump”.
I riu, i veshur me rroba kamuflazhi, ka qëlluar disa herë me një pushkë gjysmë automatike nga një çati 150 metra larg skenës, përpara se të neutralizohej nga policia. Motivi ende nuk është sqaruar.
“FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si personin e përfshirë në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik në Butler, Pensilvani”, - është shënimi i FBI-së në një deklaratë të cituar, ndër të tjera, nga NBC dhe CBS.
Sipas FBI-së, Thomas Matthew Crooks, i identifikuar si një "subjekt i përfshirë" në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump, do të regjistrohej në listat zgjedhore të Pensilvanisë si votues i Partisë Republikane, njësoj si Trump. Kjo është bërë e ditur nga disa media amerikane.
“Emri im është Thomas Matthew Crooks. Unë i urrej republikanët, urrej Donald Trump. Ju po ngatërroheni me njeriun e gabuar...".
1. This video is a guy trolling, not Crooks
— Mike Crispi (@MikeCrispiNJ) July 14, 2024
2. Thomas Crooks is a real person
3. Shooter could also be Maxwell Yearick- honestly the image of the dead shooters face looks most like himpic.twitter.com/YXxg3hGfl3
Kështu është shprehur në një videomesazh në rrjetet sociale pak kohë më parë njeriu që tentoi të vrasë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Crooks figuron në të dhënat publike si votues republikan. Megjithatë, ai kishte bërë një donacion prej 15 dollarësh për një grup progresiv të lidhur me demokratët, shpjegon CNN. Crooks jetonte në periferi të Pitsburgut të Bethel Park dhe u diplomua në shkollën e mesme Bethel Park në 2022.
Hetimet janë ende në vijim dhe nuk dihet nëse njëzetvjeçari ka vepruar si “ujk i vetmuar” apo ka pasur bashkëpunëtorë. FBI-ja më pas mohoi që ekipi i Donald Trump kishte kërkuar forcimin e masave të sigurisë për mitingun në Butler, Pensilvani.
FBI tha se Crooks qëlloi disa herë nga një “pozicion i ngritur” jashtë tubimit të Trump përpara se personeli i Shërbimit Sekret të “neutralizonte” sulmuesin.
Hetimet do të duhet të sqarojnë se si një sulmues i armatosur me automatik mund të jetë afruar në një rreze prej 150 metrash larg ish-presidentit dhe mund të ketë qëlluar nga lart.
Një dëshmitar i tha BBC-së se ai u përpoq të lajmëronte policinë lokale për praninë e snajperit disa momente përpara se ai të hapte zjarr.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.