Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi Fletur Zani, pasi ka kërcënuar një qytetar nëpërmjet rrjeteve sociale për t’i dhënë një shumë të konsiderueshme parash. 31-vjeçari i ka kërkuar 10 mijë euro bashkëqytetarit I. I.
“Nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhënien e një shume të konsiderueshme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jetën këtë shtetas me qëllim që ai t’i jepte shumën e kërkuar prej tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, janë kapur dhe dy shtetas të tjerë:
35-vjeçari Florian Abdi, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe 33-vjeçari me inicialet R. Sh, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




