Gazeta Si – Konfirmohet edhe data e miqësores me Italinë për Kombëtaren shqiptare. Kjo ndeshje testuese do të luhet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”. Një miqësore luksi për kuqezinjtë, të cilët kanë shansin të ndeshen me kampionët e Europës.
Por nuk është vetëm Italia. Po në nëntor Kombëtarja jonë do të luajë edhe një tjetër miqësore, ose më saktë një vëllazërore me Kosovën.

E veçanta është se kjo ndeshje nuk do të luhet as në Kosovë dhe as në Shqipëri, por në Gjermani ose Zvicër. Mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht data dhe stadiumi, por janë menduar dy vendet e përmendura më sipër, duke qenë se në to jetojnë shumë shqiptarë.
Kuqezinjtë ndërkohë luajnë këtë muaj dy ndeshjet zyrtare të radhës në Ligën e Kombeve. Më 24 shtator luhet me Izraelin në transfertë, kurse më 27 shtator me Islandës në Tiranë. Së shpejti trajneri Edi Reja do të bëjë të ditur edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




